Jeta e aktores së njohur, Jonida Vokshit ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Kështu është shprehur ajo që pas 18 Qershorit, kur u bë nënë për herë të parë.

Në jetë erdhi vogëlushja Emi dhe mami Jonida nuk i ndahet për asnjë moment. Ajo publikon vazhdimisht foto pranë saj në rrjete sociale. Pasi u bë nënë, Jonida ka bërë dhe një ndryshim në pamjen e saj.

Aktorja ka shtuar disa highlights në ngjyrë të hapur në flokët e saj dhe ka publikuar një foto në Instagram. "Era e ndryshimit", ka shkruar ajo krahas fotos.








