Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin "Në fokus", në TVT. Për shkak të shtimit të rasteve me Koronavirus, ajo e sheh të arsyeshme mbylljen në fundjavë.
“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha Bino
Ajo u shpreh se parashikimet për 2-3 javët në vazhdim nuk janë të mira dhe pritet që të rriten sërish rastet.
“Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 javë. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”, tha Shefja e Departamentit.
