Nga Shqipëria / E Premte 10 Korrik 2020, 17:05

'Burri do të më vrasë', Arbenita bën ndryshimin e papritur në pamje por pa lejen e Feros

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli nuk i ka rezistuar dot një ndryshimi në look këtë sezon veror. Me anë të disa postimeve në Instastory, ajo ka treguar se ka shkurtuar flokët.

Ky ndryshim, ndonëse zgjedhja e Arbenitës, duket se nuk është në preferencat e Feros. Modelja ka publikuar në Instastory një video gjatë ndryshimit, krahas së cilës shkruan: "Burri im do të më vrasë!"

Kujtojmë se Fero festoi së fundmi ditëlindjen dhe dyshja ishin më pranë se kurrë me njëri-tjetrin.