Nga Shqipëria / E Premte 10 Korrik 2020, 16:04

E dinin ngjarjen, këto 2 persona janë të vetmit që kanë shkuar në banesën e familjes Josifi

Ngjarja e ndodhur në Kombinat pak ditë më parë, i ka tronditur padyshim të gjithë. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre.

Shumë qytetarë kanë informuar policinë mbi personat që takoheshin me familjen Josifi. Dëshmitarët kanë treguar se një burrë dhe një grua, ende të paidentifikuar, kanë qenë të vetmit persona që i kanë vizituar në banesë muajt e fundit.

Policia ka nisur hetimet dhe ka dyshime se burri dhe gruaja janë pjesë e sektit fetar që frekuentonte familja Josifi.

Burimi: "Abc News"