Reperi i njohur, Ledri Vula feston sot ditëlindjen. Ai mbush 34-vjeç dhe në ditën e tij speciale ka marrë shumë urime si nga njerëzit e dashur, ashtu dhe nga fansat.

Ledri është prej vitesh i lidhur me bukuroshen Sara Hoxha, mirëpo vetëm në prill të këtij viti vendosën ta bënin publike. Dyshja nuk fshihen më dhe si rrjedhojë nuk ka munguar një urim super romantik nga Sara, në ditën e veçantë të Ledrit.

Ajo ka publikuar një foto gjatë pushimeve të tyre në jug, në të cilën shihen duke u puthur. "Kjo ishte një ndër ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo! Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time", ka shkruar Sara krahas fotos.






