Nga Shqipëria / E Premte 10 Korrik 2020, 13:01

Miratohet Ligji i ri, ja shqiptarët që përfitojnë pasaportë pa afat skadence

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar ndryshimet në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë ku caktohet që për moshën 75 vjeç mjetet e identifikimit të jenë pa afat.

Në drejtimin e kryetares Ermonela Felaj, në mbledhjen e zhvilluar online, Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi projektligjin për një shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”. E pranishme në komision ishte Rovena Voda, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

Voda sqaroi se ky propozim ka të bëjë me afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e moshës mbi 75 vjeç.

“Letërnjoftimi i shtetasve të cilët në momentin e aplikimit për pasaportë kanë mbushur moshën 75 vjeç, të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë”, tha Voda.

Nga statistikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, në Shqipëri rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç.