ISHP konfirmoi 11 raste me koronavirus në Vlorë. Abcnews.al bën të ditur se 4 prej të prekurve janë nga fshati Kote, të cilët u infektuan nga një i afërmi i tyre që ishte kthyer nga Italia.
Ndërkohë, dy rastet e tjera janë një pensionist dhe si edhe një stomatolog i dalë gjithashtu në pension.
Mësohet se të prekurit e tjerë janë raste kontakti të personave të mëparshëm të konfirmuar me koronavirus.
ISHP konfirmoi sot 90 të prekur me koronavirus, ndërsa u raportua edhe për 2 të vdekur duke e çuar në 85 numrin total të viktimave.
