Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot dy humbje jete në spitalin Infektiv, duke e çuar në 85 numrin e viktimave në vend. Viktimat janë 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar.
"Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor".
Në Spitalin Infektiv situata vijon të jetë serioze. Atje janë shtruar 81 pacientë. 11 prej tyre janë në terapi intensive, ku 5 janë futur në frymëmarrje të drejtuar.
