Janë publikuar pjesë nga ditari i motrave Josifi, që u gjet nga policia në banesën e tyre në Kombinat. Në ditarin me shkrim dore shihen qëndrime që kanë në bazë ideologjinë e tyre fetare dhe nuk dihet ende se nga kush është shkruar.
“Unë kam pritur me ngulm dhe durim Zotin dhe ai u përkul mbi mua”, shkruhet në një pjesë të ditarit, të publikuara gjatë emisionin "Opinion".

“Ai do të të mbulojë me pendët e Tij dhe do të gjesh strehë në krahët e TIJ”.

“Por e zbrazi veten e Tij duke marr trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme, pasi njeri e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit”, shkruhet në ditar.

