Nga Shqipëria / E Premte 10 Korrik 2020, 09:09

E fundit/ Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, 3 punonjës pozitivë me Covid-19

Tre punonjës të Bashkisë në Malësisë e Madhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, bën të ditur "Abcnews". Për pasojë ky institucion do të qëndrojë i mbyllur deri ditën e hënë.

Abcnews.al mëson se po merren masa për dezinfektimin e të gjithë godinës, e ndërsa pritet që të testohen dhe anëtarët e tjerë të stafit.

Institucionet, kryesisht ata me numër të lartë punonjësish po bëhen vatrat kryesore të përhapjes së koronavirusit për shkak të pamundësisë për të ruajtur distancën me njëri-tjetrin.