Tre punonjës të Bashkisë në Malësisë e Madhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, bën të ditur "Abcnews". Për pasojë ky institucion do të qëndrojë i mbyllur deri ditën e hënë.
Abcnews.al mëson se po merren masa për dezinfektimin e të gjithë godinës, e ndërsa pritet që të testohen dhe anëtarët e tjerë të stafit.
Institucionet, kryesisht ata me numër të lartë punonjësish po bëhen vatrat kryesore të përhapjes së koronavirusit për shkak të pamundësisë për të ruajtur distancën me njëri-tjetrin.
