Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 401 të dyshuar, prej të cilëve kanë rezultuar 207 të reja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4.307.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dhe 8 pacientë. Ndërkohë 32 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.
