Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan. Në lagjen Partizani, në një garazh është gjetur pa shenja jete një 68-vjeçar. Grupi hetimor nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazhd është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

