Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 23:11

Koronavirusi/ Manastirliu tregon ç'do të ndodhë në vjeshtë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në "Mbrëmje në Abc News". Ajo tregoi se çfarë përgatitjesh po bëjnë për t'u përballur me Koronavirusin në vjeshtë.

Manastirliu tha se rastet që janë me sëmundje të tjera do trajtohen në spitalet rajonale, të cilët po kompletohen me pajisje. Po ashtu duan të shtojnë numrin e autoambulancave.

“Ajo që dihet me siguri është se ky virus është i paparashikueshëm..Ne jemi duke punuar fort për kapacitete ne spitalet rajonale. Do duhet që rastet që janë me sëmundje të tjera të trajtohen aty, vijon fuqizimi i tyre dhe fuqizimi me pajisje. Brenda gjithë buxhetit. Duam të fuqizojmë urgjencën kombëtare me autoambulanca të reja që të kemi një administrim më efikas në terren dhe për të përmirësuar flotën e aparaturave,” u shpreh ministrja.