Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 22:10

Rasti i parë në Kosovë: I porsalinduri del me Koronavirus, ja si është gjendja e tij

Situata nga Koronavirusi paraqitet e rëndë në Kosovë, ku numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë. Së fundmi Shoqata e Neonatologëve ka raportuar rastin e parë të porsalindurit me Covid-19, gjendja e të cilit është e qëndrueshme.

Kryetarja e kësaj shoqate, Burbuqe Skënderi shkruan se Koronavirusi nuk zgjedh moshë, prandaj të gjithë duhet të bëjmë kujdes.

"Shoqata e Neonatologeve te Kosoves raporton rastin e pare te porsalindurit me Covid pozitiv , gjendja e pergjithshme e foshnjes momentalisht stabile.
Beni kujdes,Covid nuk zgjedh moshe!", ka njoftuar ajo.