Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 22:10

E rëndë/ Pastori që njihte vajzat Josifi: Blerta pa të atin të hidhej nga ballkoni

Mbrëmjen e sotme i ftuar në "Opinion" ishte pastori Fitor Muça, i cili ka deklaruar dhe më parë që njihej me familjen Josifi. Nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa vajza tjetër, Blerta është në spitalin psikiatrik.

I ati i vajzave ishte hedhur nga ballkoni vite më parë, duke i dhënë fund jetës së tij. Pastori ka treguar sot në "Opinion" se Blerta ka qenë dëshmitare e ngjarjes tragjike.

"Për aq kohë sa i kam njohur në atë kohë ato dukeshin shumë normale. Ato ishin shumë vajza të mira dhe mesa di unë kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare e flijimit të babait të saj, ajo ka parë të atin të hidhet nga ballkoni i pallatit përballë tyre. Kjo dramë brenda tyre e mbajtur e fshehur në mënyrë tepër të veçantë, sa të mos ishte në gjendje të kuptoje që këto vajza kishin kaluar një tragjedi", tha ai.