Gazetari Spartak Koka ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin "Opinion", për të folur rreth ngjarjes tronditëse të familjes Josifi. Ai ka siguruar pamje të cilat tregojnë Anisën që dergjej në shtratin e vdekjes, e mbuluar me jorgan.

30-vjeçarja qëndronte e vdekur prej 15 muajsh dhe për trupin e saj kujdeseshin e ëma, Zhaneta Josifi dhe motra, Blerta. Këto pamje tronditëse janë publikuar sot për herë të parë.

Koka ka treguar se kufoma e Anisës ishte e tharë dhe jo e dekompozuar. Kjo si pasojë e mungesës së ushqimit.
"Ndërkohë keni dhe foton tjetër ku është gjetur kufoma e Anisa Josifit në krevatin dopio të dhomës së gjumit, e mbuluar tërësisht me jorganin e rregulluar dhe me një napë të vendosur tek pjesa e kokës siç e shihni dhe një jastëk të vendosur në pjesën e kokës, dhe 3 të tjerë të vendosur në pjesën e majtë që nuk kanë lidhje me kufomën.
Ajo që ekspertët kanë vërejtur është që në dhomën e gjumit vinte një erë e rëndë. Kufoma nuk ishte e dekompozuar, ishte e tharë, për shkak ndoshta edhe të anoreksisë dhe mungesës së ushqyerjes gjatë ditëve për të cilat pretendon dhe motra e mbijetuar dhe është gjetur një pjatë e vogël ku është gjetur një leckë me uthull dhe me vaj ulliri, por solucione të tjera dyshohet të ketë patur në këtë pjatë, që është ende e papërcaktuar", tha ai.
Burimi: "Tv Klan"
