Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 21:09

Informacione të reja: Njerëzit që kishin dijeni që trupi i vdekur i Anisa Josifit mbahej në shtëpi

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" është trajtuar ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara.

Një ndër të ftuarit ishte gazetari Spartak Koka, i cili ka treguar detaje të reja rreth historisë tronditëse. Ai tha se gjatë vitit 2019, në një kohë kur Anisa Josifi ndodhej e pajetë në dhomën e saj, e ëma dhe motra kanë patur vizita në shtëpi.

Kjo do të thotë që ka patur njerëz që e dinin se Anisa mbahej e vdekur në shtëpi, por nuk dihet se kush janë. Gazetari Blendi Fevziu u shpreh se ky fakt tregon që ngjarja nuk është mbajtur vetëm brenda familjes, por më gjerë.

"Gjate vitit 2019 kane patur vizita ne shtepi, nderkohe qe vajza kishte nderruar jete. I referohemi dhe fjaleve te banoreve.

Ka qene daja ai qe ka njoftuar policine, dera e jashtme kishte zene pluhur. Zjarrefikesit jane futur nga dritarja per te kuptuar se cfare po ndodhte.

Po te kishte qendruar edhe 24 ore tjeter Blerta Josifi do te kishte nderruar jete. Eshte ende e paqarte se cilit sektit fetar i perkisnin dhe kush po i shtynte ato", tha Koka.