Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 21:09

Zhduket në liqen aktorja e njohur, djali i saj 4-vjeçar gjendet i vetëm në varkë

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera është zhdukur gjatë një shëtitjeje me varkë me të birin 4-vjeçar, Josey Dorsey. Ajo kishte marrë një varkë me qira të mërkurën, për në liqenin Piru në Kaliforni.

Pas tre orësh, varka është gjetur në anën veriore të liqenit, me djalin në bord ndërsa Rivera ishte zhdukur. Mediat e huaja shkruajnë se aktorja mendohet të ketë vdekur, si pasojë e ndonjë aksidenti teksa notonte në ujë.

Autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit. Kërkimi është pezulluar gjatë natës për arsye sigurie dhe ka rifilluar sërish mëngjesin e sotëm, me 80 njerëz duke kërkuar për trupin e saj.

Burimi: Yahoo.com