Një 80-vjeçare nga Vlora, e quajtur Fatiri Zere ka treguar në emisionin "Pa gjurmë" në Report Tv, historinë e saj të trishtë. Ajo ishte martuar në moshën 16-vjeçare, por ishte ndarë pas 1 viti pasi i shoqi i kishte vjedhur në vendin e punës.
Nga martesa e tyre kishte lindur një vajzë. Pas 12 vitesh, Fatire ishte martuar sërish me mblesëri nga fqinjët e saj, mirëpo i shoqi e dhunonte." Vajzën e kisha 12 vjece, kur u martova për herë të dytë. Kush e dinte që do vuaja më shumë. Solla në jetë edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe nje vajzë. Vajza e vogël vuan nga shëndeti mendor. Punoja nga mëngjesi deri në darkë dhe ai vetëm pinte dhe me dhunonte. Shpirti im e di sa ka vuajtur, derisa në vitin 1992 vendosa të ndahesha”, ka treguar ajo mes lotësh.
Për më tepër ajo rrëfeu se ish-bashkëshorti kishte abuzuar seksualisht me vajzën e sëmurë, duke e lënë shtatzënë.
"Pas disa kohësh vjen në Itali ish burri me vajzën. Këtu nis drama e familjes time. Vajza e sëmurë ishte shtazënë. U tmerrova kur zbulova të vërtetën. Ish-burrin e dëbova nga shtëpia dhe sot e kësaj ditë as fëmijët nuk flasin me me babain e tyre. Ai është një maskara”, tha Fitire. Sot 80-vjeçarja ka humbur kontaktet me të bijën.
Burimi: "Report Tv"
