Policia ka njoftuar se ditën e sotme është vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht kushërirën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij”, ka njoftuar policia./ 'Abc News'
