Miku i ngushtë i familjes Josifi, Lumo Kolleshi, në një lidhje direkte për emisionin "Shqipëria live", rrëfeu se bashkëshorti i Zhaneta Josifit dhe babai i Anisës e Blertës i dha fund jetës pak ditë para mbrëmjes së maturës së vajzës.
"Vdekja e Llukanit ka ndodhur pak para mbrëmjes së maturës së Blertës. Ka qenë një gjë tepër shokuese dhe ato detyrimisht e kanë përjetuar ashtu siç mund ta përjetojë çdo fëmijë humbjen e babait. Më pas ato erdhën në Tiranë", tregoi Kolleshi.
Miku i familjes tregoi se para 3 vitesh ka takuar Zhanetën dhe njërën prej vajzave.
"E takova para 3 vitesh dhe mu duk e hutuar. Fliste gjëra krejtësisht të përgjithshme", u shpreh ai.

