Numri i rasteve të reja me Koronavirus në vendin tonë është rritur ndjeshëm nga dita në ditë. Jemi në sezon veror dhe me të gjithë që rendin drejt plazheve, rreziku është shtuar. Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet e reja për masat ndaj Koronavirusit në zonat bregdetare.
Bizneset që shkelin protokolkin do të gjobiten me 700 mijë lekë dhe nëse e përsërisin, do t'iu mbyllet veprimtaria. Manastirliu është shprehur se pavarësisht ashpërsimit të masave, gjithçka varet nga sjellja individuale.
“Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike.
Pavarësisht ashpërsimit të masave, një gjë është e sigurt, që këto masa të jenë të vlefshme, varet nga sjellja individuale. Sepse nuk është e mundur që pas çdo subjekti të kemi një inspektor, apo pas çdo personi që është konfirmuar pozitiv, i cili duhet të rrijë i izoluar, të kemi një polic. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes, për të jetuar në një normalitet të ri”, tha Manastirliu.
Burimi: "Abc News"
