Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 16:04

U infektua, këngëtarja shqiptare e revoltuar që njerëzit nuk e besojnë se ekziston virusi

Këngëtarja Adelina Thaçi ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook deklaroi se ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte në emisionin Gjesi në T7, këngëtarja tregoi për gjendjen e saj shëndetësore.

"Çdo ditë simptomat po ndryshojnë. Fillimisht kam pasur lodhje të trupit, më pas dhimbje koke, dhimbje në qafë saqë lëvizjet e kokës ishin të kufizuara. Më pas dhimbje të syve, ndërsa temperaturë kam pasur vetëm një herë”, tha këngëtarja.

Adelina u shpreh e revoltuar me ata që nuk po besojnë se ekziston virusi dhe të tjerët që nuk e tregojnë se janë prekur.

“Jam revoltuar shumë saqë kur po shoh komentet nganjeherë po them çfarë niveli jemi ne. Ska pse të mbahet e fshehtë, na shkoj jeta duke thenë “mos kallëzo për atë, e për ketë”, përfundoi Adelina.