Në një intervistë për Report Tv zjarrfikësi Luan Shehaj, i cili ishte i pari që hyri brenda banesës së familjes Josifi pas ngjarjes tragjike, shprehet i tmerruar nga ajo që pa. Atij nuk i hiqet nga mendja momenti kur vajza e mbijetuar, Blerta i pa brenda shtëpisë dhe vendosi duart në fytyrë.

“Në atë moment kur vajta brenda, kur pamë që e ëma që ishte në kanape menduam se ishte gjallë, i thërrita, por nuk ktheu përgjigje. Blerta i çoi duart para fytyrës, mu duk sikur diçka dinte të fshihte, të thoshte. Fatmirësisht kisha dhe personelin mjekësor, se ishte katandisur nga mosngrënia, ishte një peshë e lehtë që një njeri I zakonshëm mund ta dërgonte. A kishte aromë? Ne e dimë që ersoni që na ka vdekur në shtëpi, më shumë se 24 orë nuk mbahet. Aroma natyrisht që vinte nga dhoma, ishte tejet e mbytur, shumë e keqe. Ishte një kovë, në shtëpi ndoshta 3-4 letra të vendosura, por kjo i përket kriminalistikës. Kështu veprojmë ne. Gjeta njeriun që më jep shenja jete, e marr e evakuoj për t’i dhënë ndihmën e parë. Ajo tjetra ishte te dhoma tjetër, e mbështjellë”, tregoi Shehaj.

“Ne zakonisht përherë nga salla operative që merr informacionin për çdo lloj ngjarje, dhe në rastin konkret u dha një informacion, I konfirmuar nga Polica, na dha me saktësi ku ndodhej rruga, pallati dhe kati. U ulën djemtë me aparatet e tyre të frymëmarrjes, që punojnë në kushte të vështirë si psh me tym. Zbresim me litar dhe shkallë dhe hapet dera e jashtme, kjo është procedura që ne ndjekim. Kur ka të tilla incidente. I japim ndihmë personat që japin shenja jete dhe Blerta na dha shenja jete. Sa herë që nisemi në një incident, zjarr apo aksident rrugor, bllokim dyersh apo aksidente në rrugë, 3 shërbime janë kryesore dhe ne kemi bashkërendim të mirë me ambulancën, policinë dhe këta të fundit ata e kanë marrë në fillim, se populli është mësuar se kur nuk ka zjarr nuk na merr. Hymë Brenda në shtëpi dhe kur pamë që ajo kishte shenja jete, bëmë evakuimin e vajzës. Ne realisht të tilla pamje që nuk janë të kënaqshme, kemi parë edhe prindër të vetmuar, kemi gjetur, por nuk më kishte shkuar kurrë me mend që një familje e tërë të katandisej deri sat ë vetëflijohej, ka lënë mbresa të pashlyeshme që asnjëherë nuk harrohen. Ne bëmë të mundur nëpërmjet aksioneve, nëse ne do lajmëroheshim më para mund të shpëtohej edhe nga e ëma. Njerëzit duke qenë se janë më afër, mund të kishin dhënë një sinjal, ose të na thonin ‘kanë dalë, s’kanë dalë’, ‘këtu ka ardhur policisë’, se ne shkojmë në momentin e fundit”, tha Shehaj për Report tv.
