Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 14:02

Studentja 22-vjeçare me koronavirus sillet me urgjencë te Infektivi

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 5 raste të reja në qarkun e Gjirokastrës. Gazetari Orgest Sako bën të ditur për abcnews.al se një nga rastet është një studente nga fshati Nivicë i Tepelenës.

Studentja 22-vjeçare është sjellë urgjent me autoambulancë tek spitali Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Gjithashtu një pedagoge në fakultetin e Ekonomisë në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dyshohet se kjo e fundit e ka marrë virusin nga studentët e ardhur nga rrethet.

Burimi: abcnews.al