Nga Shqipëria / E Enjte 9 Korrik 2020, 14:02

Hollywood bën serial për familjen Haklaj, ja kush do jetë në rolin e Fatmir Haklajt

Historia e familjes Haklaj do të kthehet në një serial Hollywoodi. Seriali do të titullohet "HAKLAJ" dhe do të ketë protagonist Fatmir Haklajn dhe familjen e tij.

Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës.  Pjesë e këtij projekti do të jenë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare dhe mendohet të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollywood.

Në 4 seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve dhe luftën e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare. Buxheti fillestar i filmit konsiston në një shumë prej 32 milion dollarë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë.

Në rolin e Fatmir Haklaj do të jetë Doktor Jurgen Malaj, i cili bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij. Jurgen Malaj vjen nga një familje e madhe patriotike, e rëndësishme dhe me influencë në Shqipërinë e Jugut.

Burimi: epokaere