Një fëmijë në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që ndryshe në gjuhën popullore “i lindur me këmishë”.
Lajmin e ka bërë të ditur gjinekologia Anika Dokle, e cila ka postuar një foto me kolegët dhe me bebin e porsalindur. “Bebush me këmishë”, shkruan doktoresha.

Ky është një ndër rastet e veçanta me të cilët përballen mjekët në punën e tyre.
