Artisti i njohur shqiptar, producenti Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket është bërë sot baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram ku ka postuar foton e parë të vogëlushes së porsalindur.

Cricket dhe bashkëshortja e tij i kanë vendosur vajzës emrin Kanina. "Mire se erdhe ne jete KANINA. Ti deshiroj te gjitha tmirat ne jete, qofsh e lumtur gjithmone!", shkruan Cricket krah postimit ku tregon edhe dhomën e re për vogëlushen dhe mikëpritjen me ëmbëlsira e tollumbaca.

Artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët.






