Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 82 raste të reja me koronavirus. Pesë raste të reja janë shënuar në qytetin e Elbasanit, ku pas mbylljes së pavijonit të Gjinekologjisë, COVID-19 është përhapur dhe tek bluzat e bardha, por ka prekur gjithashtu dhe një fëmijë.
Korrespondentja e “Panorama” në Elbasan, raporton se ndër rastet e reja është një mjek reanimator. Fatkeqësisht kanë rezultuar të prekur edhe familjarët e tij, bashkëshortja dhe vajza.
Ndër rastet e konfirmuara ditën e sotme rezulton të jetë dhe një mjek pediatër.
Ndërkohë që raportohet se mes të prekurve është dhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare.
Burimi: Panorama
