Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 82 persona me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat dhe Malsinë e Madhe, nga 3 raste në Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë dhe Dibër.
Situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze. Aktualisht janë 84 pacientë të shtruar, 11 prej pacientëve janë në terapi intensive, 6 të intubuar në gjendje të rëndë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.
