Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Koronavirusin dha së fundmi një intervistë për "Report Tv". Ajo u shpreh se është vendosur që maskat të bëhen të detyrueshme në ambientet me shumë njerëz, biznese dhe ambiente të mbyllura. Nëse kjo nuk zbatohet atëherë do të vendosen gjobat.
"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve", tha ajo.
