Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 20:08

Alarmante/ Shkon në 12 milion numri i të infektuarve me Koronavirus në botë

Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në botë vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme. Së fundmi ky numër ka shkuar në 12.054.525. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 548.961 të infektuar, ndërsa 6.984.400 kanë fituar betejën.

Gjendja paraqitet më alarmante në SHBA, ku numërohen më shumë se 3 milion të infektuar (3.120.481) dhe 134.309 jetë të humbura. Më pas është Brazili, me 1.683.738 të infektuar dhe 67.113 viktima.

Gjendja paraqitet kritike dhe në Indi, me 768.345 të prekur, ndjekur më pas nga Rusia me 700.792.