Covid-19 është futur te spitali i Traumës. Burime për "Abc News" kanë bërë me dije se kanë dalë pozitiv tre raste nga personeli shëndetësor.
Bëhet fjalë për një mjek ortoped, një specializant dhe një infermier. Dyshohet se të tre kanë patur kontakte të shumta gjatë ushtrimit të detyrës.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë raportoi 68 raste të reja sot, 24 vetëm në Tiranë.
