Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se ndihet fajtor për përhapjen e rasteve të reja me Covid-19. Vuçiç e adresoi problemin te kremtimi i Bajramit dhe sipas tij xhamitë duhet të ishin mbyllur.
“Unë nuk dija sa duhet për zakonet e miqve tanë muslimanë, boshnjakët tanë. Unë nuk e dija se sa e rëndësishme është Bajrami, sa njerëz shkojnë në xhami. Ne nuk e ndaluam hyrjen në xhami dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Kjo na kushtoi jashtëzakonisht e shtrenjtë, edhe nëse dikush është fajtor për këtë, ky jam unë", deklaroi presidenti Vuçiç.
Deri më tani në Serbi janë regjistruar të infektuar 16.719 persona dhe kanë vdekur 330 të tjerë, që prej shpërthimit të pandemisë.
Burimi: gazetatema
