Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 13:01

'Më thave shpirtin', Rudina Dembacaj humb njeriun më të shtrenjtë

Aktorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ka dhënë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të saj. 

Rudina ka publikuar një foto të tij në Instagram dhe shkruan fjalët prekëse: "I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit, Rexhep Dembacaj".

Së fundmi Rudina ka treguar se i ati po luftonte prej kohësh dhe ishte në gjendje të keqe shëndetësore. Edhe ditëlindja pak ditë më parë, e gjeti në spital me dëshirën e vetme që babai i saj të bëhej më mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on