Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 13:01

'Je heroina ime', ish-deputeti socialist i bën dedikimin emocionues të bijës mjeke

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka bërë një postim prekës në Facebook, ku uron vajzën e tij. Vajza e Dokles feston ditëlindjen dhe është me profesion mjeke. Dokle shkruan se sakrificat e saj kanë qenë të shumta në këto muaj të vështirë.

Postimi" "LOLA, SHPIRTUSH I BABIT
Mes qindra fotografive te tua, sot, NE DITELINDJEN TENDE, po perzgjedh vetem dy:
Njera, kur niseshe per ne kopesht dhe mezi rregulloje komcat e palltos...
Tjetra, foto e ketyre diteve te fundit, pas kater muajve te luftes kunder covid19, kur nate
e dite qendrove prane te semureve dhe dhjetra te sheruar prej teje, te shkruajten:
“SEI LA MIA HEROINA...” Po, je heroina jone dhe te urojme: EDHE 100!!!"