Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 12:12

Arrestimi i 56-vjeçarit në Durrës/ Zbardhet dëshmia e vajzave të mitura: Na ngacmonte me fjalë të turpshme

Një 56 vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi ka kryer veprime të turpshme me dy vajza të mitura. Përkatësisht njëra prej vajzave ka qenë 9-vjeçe ndërsa vajza tjetër 13-vjeçe. ABC News bën të ditur se vajzat janë kushërira me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre, 13-vjeçarja është fqinje me 56-vjeçarin. 

13-vjeçarja i ka thënë familjarëve se në disa raste kur ka qenë vetëm dhe bashkë me kushërirën, ai i ka ngacmuar duke i thënë fjalë të turpshme.

Ky i fundit është arrestuar nga blutë e Durrësit dhe i ka mohuar akuzat.