Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 11:11

Deputeti shqiptar bëhet baba për herë të parë

Deputeti i opozitës në Kuvend Halit Valteri është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Valteri në një postim në rrjetet sociale.

Deputeti është bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.

Valteri ka publikuar një foto me vogëlushen në krah duke shkruar: "Mirëseerdhe engjëlli im".