Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 00:12

Shpërthejnë protesta në Beograd kundër shtetrrethimit, protestuesit mësyjnë parlamentin e Serbisë

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi Presidenti Vuçiç për shkak të përhapjes së covid, në Beograd kanë nisur protesta. 

Protestuesit dhe policia në qendër të Beogradit u përleshën këtë të martë rreth orës 11.30. Forcat policore përdorën gazin lotsjellës në përpjekje për të parandaluar pjesëmarrësit në tubim të hynin në Kuvendin e Serbisë.

Gazi lotsjellës shpërndau njerëzit, por vetëm për pak minuta. Ata u rikthyen në kuvend përsëri ku u përplasën me policinë. Disa, prej tyre u arrestuan ndërsa disa të tjerë u plagosën.