Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi Presidenti Vuçiç për shkak të përhapjes së covid, në Beograd kanë nisur protesta.
Protestuesit dhe policia në qendër të Beogradit u përleshën këtë të martë rreth orës 11.30. Forcat policore përdorën gazin lotsjellës në përpjekje për të parandaluar pjesëmarrësit në tubim të hynin në Kuvendin e Serbisë.
Gazi lotsjellës shpërndau njerëzit, por vetëm për pak minuta. Ata u rikthyen në kuvend përsëri ku u përplasën me policinë. Disa, prej tyre u arrestuan ndërsa disa të tjerë u plagosën.
