Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Giuseppe Rizza ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare.
Rizza ka pësuar hemoragji cerebrale në tru. Ai ishte shtruar në spital para disa javësh. Futbollisti kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar, por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore dhe ndërroi jetë.

Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm dhe kanë shprehur ngushëllime në rrjete sociale, mes tyre edhe 2 juventinët Kielini dhe Bufon.

