Gjithsej 102 persona nga Prishtina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Në gjithë Kosovën u shënuan 195 raste.
Kështu kryeqyteti u bë edhe komuna e parë që e arrin këtë numër të të infektuarve për 24 orë.
Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, thotë që për një muaj e gjysmë rastet me Covid-19 në Prishtinë janë dhjetëfishuar.
“Secila masë jo vetëm ajo por edhe të tjerat që janë të nevojshme në prerjen e zinxhirit janë të mirëseardhura, dhe mendojmë që do të kemi rënie të këtyre rasteve nga mesi i këtij muaji", tha Gashi.
Ndërkohë në sheshet e kryeqytetit, lëvizjet e qytetarëve ishin të shumta.
Në Komunën e Prishtinës që nga fillimi pandemisë në Kosovë janë regjistruar 1002 raste me koronavirus, nga ta 742 janë ende aktiv, 255 janë të shëruar, ndërsa 5 persona kanë vdekur.
Burimi: Express
