Djali, video e të cilit bëri xhiron e rrjeteve sociale, ka publikuar sërish një video ku sqaron gjithçka pas komenteve të shumta. Jasin Sulejmani shprehet se nuk ka asnjë pakënaqësi ndaj mjekëve, pasi ata e kanë ndihmuar shumë siç tregon ai, por pakënaqësia e tij është me ata që menaxhojnë punën e mjekëve dhe me njerëzit e papërgjegjshëm. Sulejmani i kthen përgjigje edhe disa komenteve që i shkruanin pse nuk e çonte vetë babain në spital dhe komenteve rreth nënës së tij.
“Po detyrohem të bëj një video sqaruese pak ditë pas varrimit të babait, meqënëse u bëra në thonjëza i famshëm pas videos në momentet e mia më kritike, kur babai im kishte mbaruar. E ndjej obligim ta sqaroj atë video në rradhë të parë si mysliman, e dyta e ndjej si obligim edhe karshi mjekëve për t’i shprehur mirënjohjen, nuk ka gjë paradoksale sepse në atë video nuk ishte ankesa ime për mjekët. Ankesa ime ishte pë rata që menaxhojnë punën e mjekëve. Në atë video unë jam live dhe sqaroj që kam babin sëmurë me Covid, i ka rënë infarkt. Rreth dy javë familja ka qenë e karantinuar dhe beteja me Covidin e çoi babain në infarkt. Sa i përket komenteve për mamanë time, njerëzit nuk e dinë që ajo ka diabet, para 2-3 ditësh e kishte 31, është e rrezikshme për jetën. Kjo gjë i ka shkaktuar probleme në mendje dhe ka episode të dementias. Për ata që pyesin pse nuk e çon babain në spital, ajo video ka ndodhur pas përpjekjeve të mia, nuk e dija a është gjallë a vdekur. Nuk ma nxinte goja ta thoja fjalën i vdekur sepse kisha shpresë mos kishte pësuar vdekje klinike. Po prisja 30 minuta pasi urgjenca kishte marrë telefonatën time dhe kur i mora në telefon sërish thanë ‘O vëlla s’kemi uniforma, duhet të flasim me qendrën, presim uniformat’. Pastaj dola live dhe pas 20 minuta erdhi doktori dhe tha ky mund të ketë 20 minuta që ka mbaruar. Pra në atë moment që është bërë video babi kishte mbaruar. Kisha shumë arsye pse dola live. O njerëz nuk e kuptoni kjo situatë është kritike, nuk është çështja konspiracion apo jo. Çfarë ju kushton të mbani distancë. Pakënaqësia ime ishte kundrejt atyre që sigurojnë mjetet mjekëve. Mjekët janë heronj, më kanë respektuar shumë. Pakënaqësia tjetër ishte kundrejt njerëzve të papërgjegjshëm. Ne jemi të rinj mund ta kalojmë këtë sëmundje, por të mos e shpërndajmë dhe tek të tjerët”, shprehet ndër të tjera ai.
View this post on Instagram
