Nga Shqipëria / E Martë 7 Korrik 2020, 10:10

E fundit/ 74 raste të reja me koronavirus sot, situatë alarmante në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 74 persona me Covid-19.

Situata alarmante vazhdon të mbetet në Tiranë ku sot janë shënuar 37 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë dhe në Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje dhe Mirditë dhe nga 1 rast në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Sarandë, Vau Dejës, Dibër dhe Malsi e Madhe. 

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë, një paciente 45 vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 81 pacientë të shtruar, mes tyre mosha të reja, 7 prej pacientëve janë në terapi intensive, 2 të intubuar në gjendje të rëndë. 

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.