Nga Shqipëria / E Martë 7 Korrik 2020, 10:10

E fundit/ Humbin jetën 2 pacientë te Infektivi

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në spitali Infektiv. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se dy viktimat janë nga Kruja.

Bëhet fjalë për një 76-vjeçar dhe një 59 vjeçar. Ky i fundit ishte shtruar në spital Infektiv të enjten.

Situata nga koronavirusi në vend është përkeqësuar së fundmi dhe numri i të infektuarve e i viktimave fatkeqësisht është rritur.

Serioze vijon të jetë situata edhe në spitalin Infektiv ku është rritur numri i të shtruarve dhe i personave në gjendje të rëndë.