Nga Shqipëria / E Martë 7 Korrik 2020, 09:09

'Kam pirë gjysmë kile raki që në mëngjes, s'më gjen gjë mua', Bratajt i ndodh çudia me qytetarin

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ka ndodhur që në mëngjes, që tregon mungesën e ndërgjegjësimit te qytetarët për respektimin e masave anti-covid.

Brataj thotë se teksa shkuar të rimbushë celularin i është kërkuar të vendosë maskë, ndërkohë që vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës. Ndërkohë një tjetër klient i cili nuk mbante maskë i është përgjigjur se është “imun” nga Covid-19 pasi ka pirë raki që në mëngjes.

“Per te qeshur apo per te qare?  Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.

Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.