Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 23:11

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 28-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj ka ndodhur një aksident tragjik, ku ka humbur jetën një 28-vjeçare.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur, duke i marrë jetën 28-vjeçares dhe ka dëmtuar një shtetas tjetër, D.K, 42-vjeç. 42-vjeçari po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Burimi: "Top Channel"