Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 23:11

S'janë gjë deklaratat në rrjete sociale, Romeo i shpreh dashurinë Jonidës në emision

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar nga media, si dhe nga publiku. Tashmë që lidhja e tyre është bërë publike, dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale dhe deklaratat për njëri-tjetrin.

Romeo ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Panit", së bashku me vëllain e tij binjak, Donaldin. Gjatë intervistës, aktori u pyet nëse është i dashuruar me Jonidën.

Ai tha që e do shumë por më pas e vazhdoi me doza humori. “Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu”, tha Romeo.