Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka folur për herë të parë në një studio televizive, rreth Koronavirusit. Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open", në Top Channel dhe gjatë intervistës ka treguar momentin më të vështirë që ka hasur përgjatë tre muajve punë.
Çomo u përlot në studio, teksa u shpreh se momenti më i vështirë është padyshim njoftimi i familjarëve për jetën e humbura në Infektiv.
“Ishte shumë e vështirë të njoftoje familjarët për pacientët që humbnin jetën. Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka vdekur. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë”, tha ajo.
